Kevin Hassett, këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë dhe një nga kandidatët kryesorë për drejtimin e Rezervës Federale të SHBA-së, theksoi rëndësinë e pavarësisë së bankës qendrore nga çdo ndikim politik.
Në një intervistë për CBS News, Hassett deklaroi se politika monetare duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet politike, përfshirë edhe nga presidenti Donald Trump.
Ai paralajmëroi për pasojat e rrezikshme që mund të sjellë politizimi i institucioneve financiare, duke përmendur se në shumë vende ku bankat qendrore janë vënë nën kontroll politik, kjo ka rezultuar në inflacion të lartë dhe dëme të mëdha për konsumatorët.
Hassett theksoi se pavarësia e Rezervës Federale është thelbësore për stabilitetin ekonomik të vendit.
/5pyetjet.al