Në një ceremoni madhështore të mbajtur në Sheshin Shën Pjetër, Papa Leo XIV ka shpallur të shenjtë Carlo Acutis, 15-vjeçarin italian që përdori teknologjinë për të përhapur besimin dhe që fitoi nofkën “ndikues i Zotit”.
Në meshë morën pjesë dhjetëra mijëra pelegrinë, ku shumica ishin të rinj.
“Është vërtet një bekim i Zotit që kaq shumë të rinj janë mbledhur për këtë Meshë të Shenjtë.”, tha Papa.
Ai i ftoi të rinjtë të qëndronin në shesh edhe pas meshës, që t’i përshëndeste nga makina e tij.