Aksi Qukës-Qafë Plloçë është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shprehet ky segment ofron një udhëtim më të këndshëm në një kohë më të shkurtër.
“MIRËMËNGJES dhe me opinionet e qytetarëve, të cilët kanë kaluar përmes aksit rrugor më të ri Qukës-Qafë Plloçë, i cili i shërben të gjithë zonës së juglindjes, duke ofruar udhëtim të këndshëm dhe në një kohë më të shkurtër, ju uroj një të diel të paqtë.”, shkruan Rama.