Policia e Shkodrës ka sekuestruar mbi 12 mijë rrënjë kanabis sativa në zonën e Bajzës, Malësi e Madhe.
Bimët narkotike ishin kultivuar si në ambiente të hapura, ashtu edhe në një serë të improvizuar pranë zonës. Gjatë operacionit policia ka arrestuar 14 persona dhe janë shpallur në kërkim 10 të tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe. Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje dhe një sasi në proces tharjeje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1000 fara kanabis, 709 kg lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.
Personat e arrestuar:
Elez Çulaj,
Muho Culaj,
Fatmir Senaj,
Drita Senaj,
Rezarta Jacaj,
Kujtim Laçaj,
Elfajed Halaj,
Agron Laçaj,
Adrian Çekaj,
Gjelin Çekaj,
Miranda Çekaj,
Pjetër Çekaj,
Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.








