-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi i ndërtesës qeveritare në Kiev/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin po përshkallëzon terrorin

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha ka bërë thirrje për një reagim të fortë nga aleatët e Ukrainës, ndërsa Rusia përshkallëzon sulmet.

“Për herë të parë, më shumë se 800 dronë dhe raketa gjatë natës. Civilë të vrarë dhe të plagosur, infrastruktura civile e dëmtuar në Kiev, Odesa, Kremençuk, Krivyi Rih, Zaporizhzhia, ndër qytete të tjera”, shprehet ai.

Sybiha bën thirrje për sanksione të ashpra mbi të ardhurat ruse nga nafta dhe gazi, si dhe mbështetje të mëtejshme për mbrojtjen ajrore për Ukrainën.

“Cinizmi më i madh është se këto sulme brutale vijnë pikërisht kur Presidenti Trump bën çdo përpjekje për të arritur paqen”, shton ai.

Sybiha thotë se Putini në vend të kësaj “hedh poshtë diplomacinë dhe përshkallëzon terrorin”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit