Policia e Tropojës ka evidentuar 7 raste ndërtimesh pa leje në zona të ndryshme malore gjatë dy ditëve të fundit.
Dy persona, S.B. nga Gegaj dhe A.D. nga Tirana, janë shpallur në kërkim për ndërtim pa leje në bjeshkët e “Ujzës” dhe Valbonës.
Ndërkohë, pesë shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për ndërtime të ngjashme në zonat e Sylbicës, Breg Lumit dhe Rrëzë Shkëlzenit.
Policia po vijon hetimet dhe kontrollet në terren.