Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se SHBA është e gatshme të vendosë një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, nëse nuk ka përmirësim të situatës në Ukrainë.
Pa dhënë detaje për natyrën e masave, Trump theksoi se administrata e tij është e përgatitur të veprojë, ndërsa përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit vazhdojnë.