Jorgo Ajredini, 58 vjeç, ka ndërruar jetë pas 15 ditësh në gjendje kome në QSUT, pas plagëve të rënda të marrë më 13 gusht.
Fillimisht policia dyshoi se ai ishte goditur nga një kalë, por familjarët e hedhën poshtë këtë version dhe akuzojnë një person të shkurtër nga Pogradeci.
Ata thonë se viktima kishte plagë të shumta në kokë dhe trup dhe ishte gjetur pranë një kanali.
Dëshmitë e familjarëve dhe mjekëve mbështesin dyshimet për një krim, pasi plagët nuk përputhen me ato të shkaktuara nga një kalë.
Hetimet janë rinisur dhe janë shoqëruar rreth 15 persona, ndërsa kamerat e sigurisë po analizohen.
Raporti mjeko-ligjor do të përcaktojë natyrën e ngjarjes.
/5pyetjet.al