Në ngjarjen e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë mëngjes, kur një atentat me armë zjarri la dy të vdekur dhe dy të plagosur. Kjo ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm tek kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Beci, i cili nuk ka ngurruar të shprehë shqetësimin e tij për këtë akt të dhunshëm, ka kërkuar ndëshkim të shpejtë dhe të ashpër për autorët, duke e cilësuar këtë akt si një shkelje të rëndë të sigurisë dhe rendit publik.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për të siguruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
“Të dashur qytetarë, ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit,” shprehet kryebashkiaku në reagimin e tij.
Beci theksoi se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin e Brendshëm dhe me strukturat përkatëse të rendit, duke kërkuar që ngjarja të trajtohet me prioritet dhe autorët të përballen me forcën e ligjit.
“Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla,” theksoi ai.








