Erogen Vaso (Brajoviç) 43 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar pas atentatit të ndodhur ditën e djeshme.
Vaso ka marrë tre plumba në trup, të cilët kanë prekur arteriet kryesore, duke bërë që mjekët të kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme dhe më të specializuar.
Nga të dhënat e para, gjithashtu është bërë e ditur se 31-vjeçari Liridon Kraja ka humbur jetën pas marrjes së një plumbi dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.
Ndërkaq viktima tjetër, Armando Pali, është qëlluar disa herë, por ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij.








