-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet gjermani në Muriqan

Kryesoret

Një 39-vjeçar gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga shërbimet e policisë kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, ndërsa po tentonte të largohej nga territori shqiptar.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane për disa vepra të rënda penale përfshirë trafik droge, pastrim parash dhe emigracion të paligjshëm.

P. P., banues në Zvicër ishte nën hetim nga prokuroria e Luganos e cila kishte lëshuar ndaj tij një urdhër arresti ndërkombëtar më 23 maj 2025.

Arrestimi u realizua si pasojë e kontrolleve të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit midis Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës.

Tani procedurat për ekstradimin e tij në Zvicër janë në zhvillim, dhe Interpol Tirana po bashkëpunon ngushtësisht me autoritetet zvicerane për përfundimin e procesit dhe sjelljen e 39-vjeçarit para drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit