Ka nisur në Tiranë konferenca 3-ditore e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”. Kryeministri Edi Rama kishte kritika për ambasadorët lidhur me aspektin e diplomacisë ekonomike.
“Hallka më e dobët është diplomacia ekonomike, ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ky përjashton raste shumë të veçanta, që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është thuajse inekzistent.
Rezultatet lënë shumë për të dëshiruar. Puna juaj duhet të jetë lidhur me botën ekonomike. Rezultati është shumë për të dëshiruar” tha ai.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi se integrimi në BE është busulla që orienton sot qeverinë shqiptare.
“Ne mbrojmë paqen ligjin dhe lirinë. Integrimi europian është busulla jonë strategjike. kemi hapur 4 grupkapituj dhe do hapim tjetrin javën e ardhshme. Objektivi ynë është i qartë, përfundimi në vitin 2027 dhe anëtarësimi në fund të kësaj dekade”, tha Hasani.