-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas trajnerit, Tirana merr edhe drejtorin e ri

Kryesoret

Omer Bunjaku është drejtori i ri sportiv te Tirana. Pas një eksperience në klube si Shkupi dhe Ballkani, Bunjaku do të provojë aventurën e parë në Shqipëri. “Klubi i Futbollit Tirana prezanton drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjaku.

Me një përvojë të gjatë në menaxhimin e klubeve jashtë vendit, Bunjaku ka qenë pjesë e disa projekteve të rëndësishme në futboll.

Ai ka mbajtur role drejtuese dhe është angazhuar në ndërtimin e strukturave sportive që kanë sjellë sukses të qëndrueshëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

E presim me besim dhe i urojmë mirëseardhje në shtëpinë bardheblu”, thuhet në njoftimin e klubit.

Tirana ndryshoi edhe trajnerin, duke larguar Vangjel Milen dhe e pasoi me Roberto Bordin në stol.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit