Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë nuk kanë pasur ndikim të dukshëm.
Ai theksoi se Rusia ka pasur rritje ekonomike përkatësisht 4.1% në 2023 dhe 4.3% në 2024, pavarësisht masave të shumta, megjithatë ky vit shënon një ngadalësim për shkak të normave të larta të interesit.
Peskov përsëriti se Rusia preferon një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Ukrainën, por nëse kjo është e pamundur, operacioni ushtarak do të vazhdojë.
Ai gjithashtu komentoi përgatitjen e BE-së dhe SHBA-së për sanksione të reja ndaj Moskës.