Parlamenti i Francës ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Francois Bayrou, pas nëntë muajsh në pushtet, pasi ekzekutivi i tij humbi mocionin e votëbesimit që ai thirri më 8 shtator.
Opozita franceze ka kërkuar edhe largimin e presidentit Emmanuel Macron.
“Bayrou kërkoi një moment të së vërtetës dhe e mori”, deklaroi Mathilde Panot nga partia e majtë radikale LFI.
Ndërsa lideri i LFI-së, Jean-Luc Mélenchon tha se pas dështimit të qeverisë, Macron duhet të mbajë përgjegjësi dhe të largohet.