Dyshimet për një helmim të mundshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, janë hequr pas ekzaminimeve mjekësore.
Mbrëmjen e së shtunës,Dumani u dërgua urgjent në QSUT për shkak të një krize epileptike.
Fillimisht u dyshua për helmim nga ushqimi, por mjekët konfirmuan se problemi shëndetësor kishte të bënte me krizën epileptike.
Pas përmirësimit të gjendjes, Dumani u rikthye në qeli, ku ndodhet nën monitorimin e Prokurorisë së Posaçme.
/5pyetjet.al