Në orën 10:00 do të mbahet seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për shqyrtimin e ankimit të Ilir Metës, i cili kërkon zëvendësimin e masës “arrest me burg”.
Avokati i tij, Kujtim Çakrani, argumenton se rreziku i prishjes së provave është i pabazuar dhe se dëshmitarët kanë dhënë tashmë dëshmitë e tyre.
Gjykatësi i çështjes, Erjon Çela, refuzoi më parë kërkesën për masë më të lehtë, duke theksuar se Meta mund të ndikojë në dëshmitarët për shkak të pozicionit të tij në parti.
Ish-presidenti Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai ndodhet në paraburgim që nga 21 tetori 2024.