-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Fëmijët e Saukut, Freskut dhe Astirit pa shkolla, milionat hidhen për fasada

Kryesoret

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë ka folur në lidhje me arsimin parauniversitar. Xhixho shprehet se ky vit i ri shkollor ka nisur me probleme më të thelluara se nga i kaluari.

Ajo ngre alarmin me rënien e numrit të nxënësve në të gjithë Shqipërinë dhe me mbylljen e shkollave. Xhixho nënvizon se fëmijët e Saukut, Astirit dhe të Freskut janë ende pa shkollë dhe sipas saj problemi i dy turneve nuk ka marrë ende zgjidhje.

“Fëmijët e Saukut, Freskut e Astirit janë ende pa shkollë edhe në këtë vit të ri, ndërkohë që miliona euro hidhen për fasada dhe rikonstruksione. Në Astir, 70 mijë banorë të lagjes, nuk kanë as shkollë as kopësht për fëmijët. Problemi i dy turneve në Tiranë nuk ka marrë ende zgjidhje, ndërkohë që në rrethe klasat e bashkuara për shkak të rënies së numrit të nxënësve cenojnë rëndë cilësinë e procesit mësimor.

Edhe këtë vit, me mijëra prindër janë të detyruar t’u drejtohen after-school dhe qendrave të kurseve, sepse shkolla mbaron në orën 11:00. Kjo e bën koston e arsimimit në shkolla publike njësoj sa ajo në shkolla private. Një prindi në Tiranë, i cili ka zgjedhur shkollën publike, i duhen rreth 3 milionë lekë të vjetra në vit, për t’i përballuar ato. Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” nuk arriti kurrë të bëhet alternativë që ofron zgjidhje reale. Premtimi për drekën në shkollat që duhej të hapeshin këtë shtator mori fund me fushatën elektorale.

Këtyre kostove u shtohen librat, të cilat prindërit i blejnë çdo vit të reja, pasi tekstet falas që propagandon qeveria janë mashtrimi më i madh që u është bërë ndonjëherë atyre dhe fëmijëve të tyre. Kurrikulat kanë nevojë urgjente për reformim, pasi kanë mangësi të theksuara dhe nuk nxisin mendimin kritik, për të cilin nxënësit shqiptarë renditen të fundit në botë, sipas PIZA-s. Mbi 60% e nxënësve janë analfabetë funksionalë dhe kjo është alarmante.”, u shpreh Xhixho.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit