Izraeli kreu një sulm kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha në kryeqytetin e Katarit.
Sipas mediave izraelite Channel 12, presidenti i SHBA, Donald Trump i dha dritën jeshile sulmit të Izraelit në Katar.
Ndërsa televizioni Al Jazeera duke cituar burime të Hamasit, thotë se delegacioni negociator i grupit militant u shënjestrua gjatë një takimi në Doha.
Ushtria izraelite gjithashtu konfirmoi se kreu një sulm ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit. Qyteti i Katarit ka organizuar disa raunde bisedimesh paqeje që synojnë t’i japin fund luftës në Gaza.