Rusia ka sulmuar me dronë hapësirën ajrore polake. Si pasojë aeroporti ndërkombëtar Chopin ka njoftuar se të gjitha fluturimet janë pezulluar përkohësisht,
Autoritetet e aeroportit me anë të një deklarate në platformën X u bëjnë thirrje pasagjerëve të ndjekin njoftimet e qeverisë dhe informacionet nga linjat ajrore për përditësime të mëtejshme.
Ndërsa qeveria polake ka aktivizuar masa emergjente, si dhe ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit.