Ursula Corbero, aktorja e famshme e “La Casa De Papel” e njohur për rolin e saj “Tokio”, është shtatzënë për herë të parë.
Aktorja spanjolle zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin e saj prej shumë kohësh Chino Darin.
“Nuk është produkt i inteligjencës artificiale“, shkruan aktorja krahas fotos me barkun e rrumbullakosur.
“Gjithmonë e kam imagjinuar veten si një nënë shumë të re, por e kupton që realiteti është ndryshe dhe vitet kalojnë“, ka thënë ajo në një intervistë me Vogue Espana në gusht 2023.








