-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Domatet me pesticide u kthyen nga Kroacia, arrestohen një biznesmen dhe dy inspektorë të AKU

Kryesoret

Disa tonelata me domate u kthyen pas nga Kroacia pasi rezultuan me nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë. Prokuroria e Beratit ka firmosur disa urdhër-arreste.

Pas veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se autoritetet kroate kanë konstatuar dhe më pas asgjësuar një sasi prej rreth 8 ton domate e eksportuar nga subjekti “Era-Fruit”, me administrator Mariglen Qorri.

Janë sekuestruar dhe marrë mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara ne subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.

“Ndalimi i personave:

Mariglen Maliq Qorri, i datelindjes 06.01.1985, Pronar i subjektit “Era fruit” si i dyshuar per veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 288, 288/c dhe 186 te K.Penal.
Ronaldo Agim Lika, i ditëlindjes 07.08.1998, inspektor për sigurinë ushqimore pranë AKU Berat, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
⁠Griselda Genci Doksani, e datëlindjes 05.12.2000, inspektore për sigurinë ushqimore pranë AKU Berat, si e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit