Dy vëllezër janë arrestuar në fshatin Selckë të Madhe në Memaliaj.
Dy vëllezërit Safet Aga 33 vjeç dhe Hasan Aga 36 vjeç kishin kultivuar 32 bimë narkotike Cannabis Sativa, në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Daullëz”, në fshatin ku banonin.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.








