Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar disa urdhër-arreste në lidhje me kthimin e sasisë të mëdha të domateve nga Kroacia, ku rezultuan me nivel të lartë të pesticideve.
Gjatë kontrollit është arrestuar Mariglen Qorri, ku u sekuestruan perime të ndryshme dhe u morën mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.
Gjithashtu u arrestuan edhe dy inspektoratët e AKU Berat, Ronaldo Lika, 27 vjeç dhe Griselda Doksani, 25 vjeçe.
Ata kanë kryer kanë kryer kontrolle në subjektin në pronësi të Mariglen Qorrit, i cili eksportoi 8 ton domate dhe nuk kanë marrë mostra që ndodheshin në magazinë.
Dy inspektoratët i kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga Mariglen Qorri, duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.