Një incident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku dy persona kanë kërcënuar me fjalë dhe armë efektivët e forcës “Shqiponja” të policisë.
Ata i thanë oficerëve: “Do t’ju hapim barkun me plumba” dhe u larguan me shpejtësi.
Policia nisi ndjekjen dhe ndaloi dy personat, të cilët u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Raportohet se njëri prej tyre është efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, por nuk ishte në detyrë gjatë incidentit.
Uniformat blu po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e motiveve.