Gjykata e Kukësit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Ram Gjomokajn. Ai u arrestua pak ditë më parë për ndërtimin e 8 objekteve pa leje në pronën e tij të trashëguar.
Trupi gjykues në seancën e sotme gjyqësore ka vendsour të lërë të lirë me kusht duke i ngarkuar detyrimin për t’u paraqitur periodikisht pranë organeve kompetente.








