Gjatë kësaj javë shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë ishullin turistik të Balit në Indonezi. Shirat kanë sjellë përmbytje dhe si pasojë kanë humbur jetën gjashtë persona dhe 85 të tjerë janë evakuuar.
Në terren janë dërguar rreth 200 ekipe shpëtimi. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan gjithashtu përmbytje në Nusa Tenggara Lindore të Indonezisë.