Ushtria polake njoftoi se ka rrëzuar disa dronë rusë që shkelën hapësirën ajrore të vendit gjatë një vale sulmesh ndaj Ukrainës perëndimore.
Qeveria polake ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave.
Kryeministri Donald Tusk është takuar menjëherë me ministrat përgjegjës për sigurinë kombëtare. Ndërsa forcat e armatosura polake kanë rrëzuar disa nga dronët që hynë në territorin polak.
Gjithashtu autoritetet kanë mbyllur përkohësisht disa aeroporte, përfshirë atë në Varshavë dhe Rzeszów, si dhe kanë paralajmëruar qytetarët të mos afrohen pranë mbetjeve të dronëve.