-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Teknologjia dhe AI po përshpejtojnë integrimin e Shqipërisë në BE

Kryesoret

Në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, kryeministri Edi Rama vuri në pah rolin kyç që teknologjia dhe inteligjenca artificiale po luajnë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë një paneli diskutimi mbi perspektivën e vendit në procesin e integrimit, Rama deklaroi se digjitalizimi ka njohur përparim të ndjeshëm, duke mundësuar përkthimin në kohë rekord të kapitujve të legjislacionit që kërkohen nga BE.

Ai theksoi se kjo është bërë e mundur falë aplikimit të inteligjencës artificiale dhe mjeteve teknologjike të avancuara.

“Jemi në një fazë ku teknologjia po na jep një avantazh që më parë do të dukej i paarritshëm. Pa të, nuk do të ishim në gjendje të ofronim shërbime online apo të përshpejtonim procesin e përkthimit të kapitujve të acquis communautaire”, tha kryeministri.

Ai shtoi se për Shqipërinë, procesi i integrimit nuk ka vetëm vlerë për rezultatin final, por edhe për transformimin që sjell gjatë rrugës. “Është një proces që na ndihmon të ndërtojmë institucione funksionale dhe të qëndrueshme, të krahasueshme me ato të vendeve anëtare të BE-së”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit