Ministri spanjoll i Kulturës Ernest Urtasun deklaroi se Spanja mund të tërhiqet nga Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk përjashtohet nga gara.
Ai theksoi se pjesëmarrja e Izraelit në evente ndërkombëtare si Eurovision nuk mund të normalizohet, duke e cilësuar Izraelin si “qeveri gjenocidale”.
Urtasun nënvizoi se Eurovision përfaqëson një vend dhe jo vetëm një artist, ndaj protesta kundër Izraelit nuk janë antisemitike, por një reagim ndaj “gjenocidit” në Gaza.
Ai kujtoi edhe thirrjen e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez për përjashtimin e Izraelit nga konkursi.
Nga ana tjetër, transmetuesi kombëtar i Sllovenisë, RTVSLO, gjithashtu ka paralajmëruar tërheqjen nëse Izraeli merr pjesë në Eurovision 2026.








