E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, deklaroi se ndalesa e anijes amerikane “Mount Whitney” në Porto Romano nuk është vetëm simbolike, por një sinjal i qartë për mbështetjen amerikane ndaj modernizimit ushtarak të Shqipërisë dhe rolit të saj në NATO.
VanHorn theksoi rëndësinë strategjike të Porto Romanos dhe theu që SHBA inkurajon ndërtimin e një baze detare të thellë në këtë zonë.
Sipas saj, një investim i tillë do të forcojë pozicionin e Shqipërisë si një nyje kyçe për sigurinë transatlantike dhe një urë logjistike për operacionet në Krahun Lindor të Aleancës.
Në fjalën e saj, diplomatja amerikane përmendi se përveç përfitimeve ushtarake dhe të sigurisë, zhvillimi i këtij porti do të ndikojë edhe në rritjen ekonomike, përmes investimeve të huaja dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Ajo përfundoi duke vlerësuar partneritetin e qëndrueshëm SHBA-Shqipëri si një garanci për paqen dhe stabilitetin rajonal.