-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasani reagon pas shkarkimit: Ministria e Jashtme ka nevojë për një ndryshim të thellë

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pas shkarkimit të tij nga detyra si ministër dhe zëvendësimit me Elisa Spiropalin.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani ka theksuar se e ka kryer detyrën me përkushtim dhe besimin se diplomacia bashkëpunuese është rruga e vetme për të avancuar interesat e Shqipërisë në botë.

Ai gjithashtu falënderoi kryeministrin Edi Rama për besimin dhe shprehu mirënjohjen për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij në Asamble, Rama kritikoi drejtpërdrejt punën e ministrisë, duke e cilësuar atë si një “vend mbledhje pluhurash”, dhe duke shtuar se ajo vepron në një “zonë orare të ndryshme” nga ajo e Shqipërisë.

Rama e justifikoi këtë ndryshim me nevojën për një lider të ri dhe më energjik që do të përmbushë detyrat diplomatike të Shqipërisë, duke e cilësuar Spiropalin si një figurë të përshtatshme për këtë post.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit