Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e asamblesë së PS-së se prokurorët e SPAK-ut nxjerrin sekretet hetimore rrugëve. Herë pas here, tha ai, drejtësia e re shfaq simptomat e asaj të vjetrës. Më tej, tha se ekzekutivi ka larguar duart nga drejtësia e re.
“Nuk kemi hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë, aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj.
Nuk kemi bërë avokatin e kujto, të familjes së madhe politike që ndalohet nga drejtësia. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë në reformën në drejtësi.
Përmes reformës i kemi larguar me vetëdije të plotë duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionim zgjedhje apo shkarkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që të zgjidhë vetë punët e veta” tha Rama.