Kancelari gjerman Friedrich Merz ka përshkruar situatën e sigurisë si “më seriozen në historinë e pasluftës” dhe kërkoi që shërbimet e inteligjencës të rrisin kapacitetet e tyre për të përballuar kërcënimet në rritje, si sulmet hibride, sabotazhet dhe dezinformimin.
Ai theksoi se Bashkëpunimi i ngushtë me shërbime të tjera dhe partnerë ndërkombëtarë është i domosdoshëm për sigurinë e Gjermanisë dhe Evropës.
Merz shpalli gjithashtu emërimin e Martin Jaeger si drejtor të Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), i cili do të fokusohet në forcimin e shërbimit dhe rivendosjen e besueshmërisë pas dështimit të paralajmërimit për sulmin rus në Ukrainë.
/5pyetjet.al









