Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi në konferencën Mastering Immunity 2025 në Singapor se pandemia e ardhshme mund të shkaktohet nga një virus i njohur ose një agjent krejtësisht i ri, të cilin shkencëtarët e quajnë “patogjeni X”.
Ai theksoi se pyetja nuk është nëse do të ndodhë, por nëse bota do të jetë e përgatitur. Ghebreyesus bëri thirrje për bashkëpunim global dhe përforcim të kërkimeve shkencore për të zhvilluar teknologji dhe vaksina që mund të ndalojnë përhapjen e pandemive të ardhshme.
OBSH-ja po promovon konsorciume kërkimore ndërkombëtare dhe investon në teknologjitë e reja si mRNA, si në Afrikën e Jugut ku funksionon një rrjet prej 15 vendeve partnere, për të qenë më të gatshëm ndaj kërcënimeve të ardhshme shëndetësore.









