Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej disa muajsh.
Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita, me nënkryetarin e Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, që ka cilësuar këtë vendim si dëshmi se Tirana drejtohet drejtpërdrejt nga kryeministri.
Në një deklaratë për mediat, Teliti tha: “Tirana drejtohet nga i njëjti njeri që drejton çdo cep të këtij vendi, nga kotecat e pulave deri te Asambleja e PS-së. Demokracia është shndërruar në një shfaqje, ku aktorët ndryshojnë, por regjisori mbetet gjithmonë i njëjti.”
Teliti theksoi se ky vendim tregon se institucionet vendore janë tërësisht të paralizuara dhe të varura nga vendimet e Edi Ramës.