-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama vuri Manastirliun kandidate për Tiranën/ Ristani i çon dy fjalë Veliajt

Kryesoret

Kryetarja e Komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama shpalli sot Ogerta Manastirliun kandidate për kreun e Bashkisë së Tiranës.

“Në thellësinë e ndërgjegjes sime, kam bërë gjithçka që kam mundur, duke e ndier këtë përgjegjësi si një detyrim moral dhe qytetar: me vendosmërinë për të mos çbërë asnjë milimetër nga progresi i arritur gjatë këtyre dhjetë viteve”, shprehet Ristani, teksa falënderon kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej muajsh.

“Transformimi i madh që Tirana ka përjetuar është fryt i vizionit dhe i punës së përbashkët të një skuadre të përkushtuar. Për këtë përvojë si qytetare dhe bashkëpunëtore do të jem gjithmonë mirënjohëse ndaj Kryetarit Erion Veliaj.

Qyteti ynë është rritur. Është sot më modern, më i gjallë, me më shumë shërbime, më social, me më shumë investime në infrastrukturë, arsim, kulturë e sport, me më shumë hapësira publike e gjelbërim. Dhe ky është një rrugëtim që vazhdon”, shkruan Ristani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit