Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti mbledhjen e tij të radhës në Tiranë ku u morën disa vendime të rëndësishme për organizimin e finaleve të ardhshme të kompeticioneve të ndryshme.
Finalja e UEFA Champions League për vitin 2027 do të zhvillohet në Madrid, në stadiumin “Metropolitano”, ndërsa finalja e Ligës së Kampionëve për femra do të mbahet në Varshavë, Poloni.
Po ashtu, Superkupa e UEFA-s për vitin 2026 do të zhvillohet në Salzburg, Austri.
Për kompeticionet e futsalit, Pesaro, Itali, do të presë finalen e Futsal Champions League 2026, ndërsa Kazakistani dhe Kroacia do të jenë nikoqirë të turneve përkatëse të futsalit në vitin 2027.
/5pyetjet.al