Në seancë deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, liderit historik të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90.
Demokratët u ngritën në këmbë në sallën e Kuvendit, duke kërkuar respekt institucional për kontributin dhe sakrificën e Hajdarit.
Ndërsa deputetët socialistë nuk iu bashkuan këtij homazhi, duke qëndruar ulur gjatë minutës së heshtjes.









