Tashmë është zyrtare, ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitić”, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë do të ndryshojë stadium.
Pas kërkesës zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit, ndaj UEFA-s është dhënë drita jeshile edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të zhvilluar ndeshjen në propozimin e tyre që është stadiumi i Leskovaci, i quajtur “Doçica”.
Ky impiant sportive i rikonstruktuar në vitin 2023, ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me atë në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku ishte përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.