Kuvendi i Shqipërisë hap sot zyrtarisht legjislaturën e 11-të, duke shënuar fillimin e një sezoni politik të ri, me përbërje të re parlamentare, drejtues të rinj dhe pritet gjithashtu të ketë ndryshime thelbësore në funksionimin institucional të tij.
Seanca e parë e Kuvendit ka karakter ceremonial dhe sipas traditës, ajo drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë.
Këtë herë, ligjvënësi socialist Vasil Llajo pritet të hapë zyrtarisht sesionin, pasi Sali Berisha, pavarësisht statusit si më i vjetër, ka refuzuar të marrë pjesë në këtë moment, së bashku me deputetin Tritan Shehu.
E vetmja vendimmarrje në këtë seancë të parë është ngritja e komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit.