Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon edhe sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës. Në total janë planifikuar 22 objekte për shembje. Deri tani, 3 objekte janë shembur nga IKMT, 16 struktura druri po çmontohen nga vetë banorët, 3 të tjera mbeten ende në listë.
Në Valbonë një pjesë e pronarëve të bujtinave kanë nisur vetë çmontimin e ndërtimeve, duke shmangur konfliktin me autoritetet. Një pjesë shprehen të pakënaqur, duke thënë se këto ndërtime janë investime të tyre dhe burimi kryesor i të ardhurave nga turizmi.