Ditën e sotme një shpërthim i fortë ndodhi në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur 21 persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Shpërthimi ndodhi në orën 15:00 në lagjen Vayekas.
Hetimet fillestare tregojnë se shpërthimi lidhej me një rrjedhje gazi, e cila shkaktoi shembjen e katit të sipërm, duke e shkatërruar plotësisht hapësirën.









