Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin e tij dhe ditëlindjen e tij të parë në krye të Kishës Katolike.
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë me anë të një postimi ka uruar Papa Leonin XIV.
“Gëzuar 70 vjetorin Shenjtëri!”, shkruhet në postim.
Ndër urimet e para që ka marrë Papa në këtë ditë të veçantë, ishin disa vizatime dhe letra të dërguara nga fëmijët e shtruar në spitalin pediatrik “Bambino Gesù”.








