Aktori i njohur kinez, Alan “Yu” Menglong, 37 vjeç, ka ndërruar jetë pas një rrëzimi nga pallati i tij në lagjen Chaoyang të Pekinit.
Policia ka përjashtuar mundësinë e një krimi dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
Menglong u bë i famshëm për rolin e tij në serialin “Eternal Love” të Netflix dhe kishte një karrierë të suksesshme në kinematografinë kineze.
Ekipi i tij shprehu ngushëllime dhe kërkoi që ai të prehet në paqe.