Liverpooli, kampionët në fuqi të Premier League, arriti të marrë një fitore të vështirë 0-1 në fushën e Burnley në raundin e katërt të kampionatit.
Golin e vetëm e shënoi Mohamed Salah me penallti në minutën e pestë të shtesës, pas një prekjeje me dorë nga Hartman në zonë.
Ky gol i dha Liverpoolit tri pikët dhe kreun e renditjes me 12 pikë.
Ndërkohë, sulmuesi shqiptar i Kombëtares, Armando Broja bëri debutimin e tij me Burnley në Premier League, duke u aktivizuar në minutën e 89-të, por nuk arriti të ndihmojë ekipin të shmangte humbjen.
/5pyetjet.al