-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE heq vulat nga pasaportat, nis epoka dixhitale e udhëtimeve që nga tetori 2025

Kryesoret

Nga 12 tetori 2025, 29 vende europiane do të heqin vulat fizike në pasaporta, duke kaluar në sistemin elektronik të kontrollit kufitar.

Futja e sistemeve EES (Hyrje/Dalje) dhe ETIAS (Autorizim Udhëtimi) do të modernizojë proceset në kufi, duke zëvendësuar kontrollet manuale me regjistrime dixhitale dhe të dhëna biometrike.

Kjo reformë pritet të përshpejtojë hyrjet dhe daljet, të rrisë sigurinë dhe të lehtësojë udhëtimin në zonën Schengen. Edhe pse shumë udhëtarë ndihen nostalgjikë për vulat si kujtime udhëtimesh, nga tetori ato do të zëvendësohen plotësisht nga teknologjia.

Reforma përfshin të gjitha vendet e BE-së që janë pjesë e zonës Schengen, si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtejnin. Për ata që e duan “shijen e vjetër” të pasaportave të vulosura, ky është momenti i fundit për një udhëtim tradicional.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit