-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E bëri sozia ime”, zbulohen mesazhet e autorit të vrasjes së Charlie Kirk

Kryesoret

Autori që dyshohet se vrau aktivistin konservator Charlie Kirk bëri shaka se “sozia” e tij e kishte shkrepur armën. Ai e tha këtë teksa po diskutonte aktin e rëndë në një bisedë private në rrjetin social “Discord” vetëm disa orë pas ngjarjes.

The New York Times ka publikuar mesazhet ku Taylor Robinson, 22 vjeç, ishte duke u tallur me kërkimin për personin e armatosur dhe hetimin e FBI-së, ndërsa bënte shaka për marrjen e parave si shpërblim para se t’i dorëzohej policisë.

Robinson duket se kënaqej nga vëmendja, duke shkëmbyer meme, ndërsa autoritetet përpiqeshin të gjenin personin përgjegjës.

“Taylor vrau Charlie-n!!!!”, shkroi një komentues, ndërsa autori iu kundërpërgjigj menjëherë:

Sozia ime po përpiqet të më fusë në telashe!

Këto komunikime u zhvilluan vetëm disa orë pasi FBI-ja kishte publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që tregonin një të ri me syze dielli dhe një kapele, duke ecur nëpër shkallët e Universitetit, ku Kirk kishte mbajtur fjalimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit