Presidenti i Izraelit Isaac Herzog në një fjalim përkujtimor, theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve me aleatët rajonalë, duke iu referuar kryesisht Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ai shtoi se pavarësisht mosmarrëveshjeve Izraeli ka lidhje të rëndësishme, përfshirë edhe ekonomike, me vende që janë pjesë e botës perëndimore ku dëshiron të qëndrojë.
Herzog nënvizoi nevojën për diplomaci aktive dhe proaktive, duke theksuar:
“Duhet të flasim me të gjithë dhe të veprojmë në mënyrë proaktive. Nuk duhet të braktisim lidhjet tona. Nuk duhet të prishim urat tona.”
Ai pranoi gjithashtu se Izraeli përballet me një armiqësi të paprecedentë në fusha strategjike, duke theksuar nevojën për rezistencë dhe luftë në çdo front.
/5pyetjet.al