-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri i Katarit kërkon sanksione ndaj Izraelit para samitit arab në Doha

Kryesoret

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të “ndalojë përdorimin e standardeve të dyfishta” dhe të vendosë sanksione ndaj Izraelit për “krimet e tij”.

Ai bëri këto deklarata një ditë para samitit të liderëve arabë dhe myslimanë në Doha, që synon të dënojë sulmet izraelite ndaj Hamasit.

Në lidhje me draftin e komunikatës përfundimtare të samitit, i cili dënon Izraelin për “përshkallëzim destabilizues” dhe kundërshton planet e tij për të “imponuar një realitet të ri në rajon”, al-Thani tha:
“Duhet të ndalojmë së përdoruri standarde të dyfishta dhe të vendosim sanksione ndaj Izraelit për krimet e tij.”

Megjithatë, drafti aktual nuk përmban masa konkrete ekonomike ose diplomatike ndaj Izraelit, por përmbajtja mund të ndryshojë para takimit zyrtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit